Prestreshi: Monopolet dhe ndërmarrjet publike, një barrë për qytetarët

Valon Prestreshi ka kritikuar ashpër ekzistencën e monopoleve dhe të ndërmarrjeve publike në Kosovë duke i quajtur ato një barrë financiare dhe shoqërore për institucionet shtetërore.

Sipas tij, këto struktura shpesh mbeten të paafta për zhvillim dhe inovacion, duke u kthyer në qendra punësimi për individë joproduktivë, gjë që dëmton drejtpërdrejt qytetarët.

Prestreshi përmendi si shembull liberalizimin e tregut të pastrimit të mbeturinave në Prishtinë nga kryetari Përparim Rama, duke thënë se futja e një operatori privat jo vetëm që ngriti konkurrencën, por gjithashtu përmirësoi menaxhimin e mbeturinave.

 Ai theksoi se konkurrenca sjell përfitime për qytetarët, ndërsa monopoleve dhe ndërmarrjeve publike të paafta duhet t’u thuhet “stop”. /Kosova.info/


Go to TOP