Prestreshi kundër çmimeve tavan: Po krijojnë kartele dhe dëmtojnë qytetarët
Ish-kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka reaguar ndaj vendosjes së çmimeve tavan për karburantet duke i cilësuar ato si masa të dëmshme për tregun dhe qytetarët.
Prestreshi ka krahasuar periudhën kur ai drejtonte institucionin me situatën aktuale duke theksuar se çmimet e karburanteve atëherë ishin më të ulëta krahasuar me sot. Sipas tij, ndërhyrjet e tilla në treg nuk japin efektin e synuar.
“Çmimet tavanë nuk prodhojnë asnjë efekt. Përkundrazi, ato krijojnë kartele të çmimeve në tregje të caktuara”, ka deklaruar ai.
Ai ka akuzuar Ministrinë e Industrisë, e Ndërmarrësisë dhe të Tregtisë se përmes këtyre vendimeve po favorizon operatorë të caktuar në treg, ndërsa dëmton konsumatorët.
Në reagimin e tij, Prestreshi ka përdorur edhe hashtagun “#poshtSocializimi” duke e cilësuar këtë qasje si ndërhyrje të gabuar në ekonominë e tregut të lirë. /Kosova.info/
