Prestreshi ironizon Muratin: Ligji për çmimet tavan shkoj për “uthulla”!
Ekonomisti Valon Prestreshi ka kritikuar ministrin Hekuran Murati për përmendjen e Ligjit për Çmimet Tavan, i cili u bllokua nga LDK në Gjykatën Kushtetuese.
Prestreshi ironizoi duke thënë se ky ligj nuk është bllokuar, por është dërguar për shqyrtim në kushtetuese, pasi konsiderohej “i pavlerë” dhe i dëmshëm për ekonominë.
Ai shtoi se LDK nuk ka lejuar instalimin e komunizmit në ekonominë e vendit duke e konsideruar ligjin si një tentativë të pasuksesshme për kontrollin e çmimeve. /Kosova.info/
