KEK vendos t’iu shes qymyr qytetarëve dhe bizneseve për ta lehtësuar krizën energjetike

Koorporata Energjetike e Kosovës ka marrë vendim që të shes qymyr për qytetarët edhe biznesit, duke iu referuar rekomandimit të Komitetit Teknik.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga KEK-u nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’, teksa bëhet e ditur se qymyri do të fillojë të shitet nga data 20 tetor.

“Për këtë qëllim, KEK ka ndarë një sasi prej rreth 150,000 ton, qymyr në minierën e Sibovcit Jug-Perëndim dhe ky proces është planifikuar te kryhet brenda 60 ditëve kalendarike”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KEK mundëson furnizim me qymyr për qytetarë dhe biznese

Korporata Energjetike e Kosovës sh. a. (KEK), duke u bazuar në masat e ndërmarra të aksionarit (Qeverisë) për zbutjen e krizës energjetike dhe duke ju referuar rekomandimit të Komitetit Teknik Emergjent, nga data: 20.10.2022 do të fillojë procesin e shitjes së qymyrit për qytetarë dhe biznese.

Për këtë qëllim, KEK ka ndarë një sasi prej rreth 150,000 ton, qymyr në minierën e Sibovcit Jug-Perëndim dhe ky proces është planifikuar te kryhet brenda 60 ditëve kalendarike.

Lidhur me këtë, KEK ju njofton se sasia për qytetar është e limituar në një kamion prej 10 ton. Për më tepër, KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë ka caktuar çmimi prej 15 € për një ton qymyr me TVSh, pa përfshirë koston e ngarkimit dhe transportit.

Procesi i ngarkimit dhe transportit do të kryhet nga një Operator Ekonomik (OE) i përzgjedhur nga KEK dhe nuk mund të kalojë koston e ngarkimit prej 30 € për kamion dhe shumën prej 2.40 € për km për transport.

KEK fton të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë ketë mundësi për furnizim me qymyr për të përballuar më lehtë koston e rritur për ngrohje gjatë sezonit dimëror.

Lokacioni: Drejtoria e minierës në Bardh, pagesa e qymyrit përmes xhirollogarisë së KEK sh.a. ndërsa pagesa e ngarkesës dhe transportit bëhet tek OE.

Me respekt,

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Go to TOP