Policia në veri konfiskon granata dore, municion, e kartela grafike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë kryer një kontroll në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Policia ka thënë se kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellës të saj.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete shpërthyese – granata dore, municion si dhe mjete të tjera të dyshuara. Kartelat grafike (RIGAT) për prodhimin e kriptovalutave  janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, dëshmitë të cilat janë gjetur dhe konfiskuar janë:

Katër mjete shpërthyese (granata dore M79)

Tetë gaz maska me filtër dhe dy filtër rezervë

Dhjetë USB

Një pajisje optike për snajper “tasco 6×40”

Një çantë me pajisje optike për armë (Bushnell)

Një pelerin për snajper

Një krehër me pesë (5) fishek për armë të gjatë

Një kuti me pesëmbëdhjetë fishek për armë të gjatë 7.9mm

Nëntëdhjetë e nëntë (99) fishek për armë gjuetie

Dy fishek te pistoletes

Dy telefona

Një sim kartel

Katër mbushës (adapter) për radio lidhje (motorolla)

Një bateri dore

Një maicë e zezë me foto dhe mbishkrim (“KALORËS I KOSOVËS”)

Një shufër metalike

Një busulle ushtarake

Pajisje, dritë rotative për veturë

Pajisje për pastrim të armëve

Një palë pranga me fotroll

Ndërkohë, në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar M.B., viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku  në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit me aktvendim,  të cilit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  për 48 orë. Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim, të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP