Policia jep detaje për të shtënat me armë në Podujevë, tre persona plagosen – dërgohen në QKUK
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë që ndodhën pasditen e së enjtes në qendër të Podujevës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, Policia ka pranuar informatën për të shtënat rreth orës 13:30 dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nga informacionet e para, dyshohet se tre persona janë plagosur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Pllana për Sinjalin.
