Policia e Kosovës realizon bastisje në lidhje me hetimet për mashtrim

Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare, sot më24/04.2025, në kuadër të hetimeve për veprën penale të mashtrimit, ka realizuar një bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore.

Dyshimet lidhen me mashtrimin e një qytetari që i është kërkuar një shumë mbi 100,000 (njëqind mijë) euro për shërimin e një anëtari të familjes së tij në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin mbuluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë bastisjes, janë siguruar dokumente dhe pajisje si prova tjera.

Dy të dyshuar me iniciale; (I.P.) dhe (A.B.), janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

Hetimet janë duke vazhduar nga autoritete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e mundshme. /Kosova.info/

Go to TOP