Policia arreston dy të dyshuar për ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armës’ dhe konfiskon armë të ndryshme

Zyrtarë policorë të  Stacionit Policor Malishevë, më 11.08.2021, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione në kërkim të armëve ilegale në rajonin e Malishevës.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit tek i dyshuari i parë, në shtëpinë e tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar.

  • Pushkë Automatike “Kallashnikov AK 47” dhe një karikator.
  • Pistoletë “BRUNI MOD.92 cal 8 mm” karikatori 18 copë fishek.

Kurse në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar këto armë:

  • Pushkë automatike “Kallashnikov AK47”
  • Pushkë automatike “AK47”
  • Pushkë ajrore “Bereta cal 6 mm”
  • Municion, 61 copë cal 7.62 mm
  • Karikator, 6 copë
  • Këllëf i revoles, 1 copë
  • Sperj, 1 copë
  • Helmeta, 2 copë
  • Pranga, 1 copë

I dyshuari për rastin e parë është liruar, ndërsa për rastin e dytë janë ndaluar dy të dyshuar me urdhër të prokurorit ndalen në mbajtje për 48 orë. /Kosova.info/

Go to TOP