Policia konfiskon armë dhe fishekë në Pejë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar pas tё shtënave me armё zjarri në Lubeniq të Pejës.

Për këtë ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë përmes një komunikate për media, duke shtuar se informacionin për të shtëna e kanë pranuar më 15.05.2024.

Nёjsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjёherё kanё shkuar ne vendin e ngjarjes, aty kanё identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar.

Tutje u bë e ditur se përveç arrestimeve, nga policia janë sekuestruar armё, karikatorë, fishekё, çantë pёr armё e bllombues të armёs.

Ndërsa tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit janë ndaluar pёr 48- orё.

Rasit është iniciuar si “ Mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armёve” dhe “ Përdorimi i armës apo mjetit tё rrezikshëm”. /Kosova.info/

Go to TOP