Drejtonte veturën nën masën mbrojtëse, shoferit i konfiskohet përkohësisht vetura

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, ka hasur shoferin i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të shkaktuar më herët.

Lidhur me rastin, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë shoferit për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj.

Kështu u bë e ditur nga një postim i policisë në Facebook.

Go to TOP