Petit thotë se Mbappe nuk është i denjë të jetë kapiten

Ish-futbollisti francez, Emmanuel Petit, ka thënë se Kylian Mbappe nuk është i denjë të jetë kapiten i ekipit kombëtar.

Mbappe, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në botë, ka pasur një Kampionat Evropian të vështirë. Ai pësoi një thyerje të hundës në ndeshjen hapëse kundër Austrisë dhe që atëherë, forma e tij në fushë ka lënë për të dëshiruar. Gjatë këtij turneu, Mbappe ka arritur të shënojë vetëm një herë, nga një penallti kundër Polonisë.

“Mbappe deri më tani nuk është i denjë për të qenë kapiten: ai nuk merr përgjegjësi të mjaftueshme në fushë. Nuk ka qenë në nivel që nga fillimi i këtij edicioni edhe për shkak se nuk është në formë të mirë fizike. Ishte tepër vonë kur ai u zëvendësua në pjesën e parë në kohën shtesë në çerekfinale kundër Portugalisë, duhej të ishte zëvendësuar të paktën pas një ore. Megjithatë, besoj se do të shpërthejë papritur në gjysmëfinale: do të luajë vetëm sepse rivali quhet Spanja, përndryshe do ta kisha lënë në stol”, ka theksuar Petit.

Go to TOP