Përplasjet ideologjike në LDK: Kritikat e Fadil Kajtazi ndaj rolit të Vjosa Osmani
Analisti politik ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda LDK-së duke vlerësuar se kjo parti, e ka humbur atributin themelor që e ka karakterizuar historikisht – rugovizmin.
Sipas Kajtazit, LDK-ja po devijon nga orientimi i saj tradicional dhe rrezikon të shndërrohet në një subjekt politik me prirje jugonostalgjike. Ai thekson se një pjesë e skenës politike në Kosovë tashmë po manifeston publikisht këto tendenca, n ga Xe Rro Vud – Moz – Mar, ndërsa pretendon se Osmani ka qenë e lidhur politikisht me këtë rreth.
Në analizën e tij, Kajtazi shprehet se eksponentët që mbështetën ngritjen e Osmanit brenda LDK-së i përkasin një rryme që, sipas tij, ka pasur vështirësi të shfaqet hapur më parë. Ai shton se këta individë kanë qenë kundër doktrinës së marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën e konsideron si një nga shtyllat kryesore të politikës kosovare pas luftës.
Ndërkohë, ai përmend edhe (PDK) dhe (AAK) duke thënë se deri më tani kanë arritur t’i shmangen këtyre tendencave, por nuk përjashton mundësinë që edhe ato të përballen me sfida të ngjashme në të ardhmen. /Kosova.info/
