Përplasje në Kuvendin e Prishtinës për buxhetin 2026

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për buxhetin e vitit 2026, pa praninë e kryetarit Përparim Rama, çka nxiti kritika të forta nga opozita, shkruan Kosova.info.

Drejtoria e Financave prezantoi planin buxhetor, duke theksuar se mbi 150 milionë euro janë paraparë për paga, shërbime, subvencione dhe investime kapitale, me fokus në projekte zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

LDK, PDK, Lidhja e Prishtinës dhe Nisma paralajmëruan mbështetje, duke vlerësuar se buxheti siguron stabilitet dhe vazhdimësi të projekteve në kryeqytet.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje u shpreh kundër, duke kritikuar mungesën e raportimit financiar, transparencës dhe duke ngritur dyshime për disa projekte kapitale./Kosova.info/

Go to TOP