Përgjegjës kryesor për mungesën e vizave, Kurti e Haradinaj!
Përpjekja e organizatave të shoqërisë civile dhe aksioni që me iu drejtuar me kërkesë Presidentit Macron, është pozitive. Por, këto organizata, për mendimin tim, së pari ishte dashtë t’u drejtohen z. Haradinaj e posaçërisht z. Kurti, tash Kryeministër i Kosovës, të cilët janë përgjegjësit kryesor për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Shkruan: Leon DUHANAJ
Kemi hyrë në çerekun e dytë të vitit 2022 dhe Kosova akoma pret një lajm pozitiv nga Bashkimi Europian (BE) për liberalizim vizash.
Pra, Kosova është i vetmi vend në Europë, qytetarët e së cilit nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë.
Cilat janë arsyet vallë?
Nëse do ta identifikonim pengesën kryesore, pa ndonjë analizë me të thellë, atëherë do thosha; fajtorë për ketë është BE, përkatësisht Franca dhe Holanda, e sidomos Franca e cila e ka mundësinë për ta shtyrë përpara ketë vendim.
Por, kjo përgjigje nuk mund të bëhet e saktë, pa analizë me të thellë të këtij problemi.
Pse vallë, BE, e sidomos Franca ka kaq shumë hezitim për t’i dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë një populli europian, e që është me pak se 1. 5 milionë banorë?
Ku i merr Franca argumentet bllokuese?
Në ketë pikë, duhet të bëhemi të sinqertë dhe t’i analizojmë argumentet të cilat ne si Kosovë ua kemi ofruar, në mënyrë që ta përdorin si argument mosdhënien e liberalizimit të vizave.
Për fat të keq, në çarqet europiane, Kosova konsiderohet si vend i cili është i ndikuar nga Turqia dhe Arabia Saudite, për qëllime politike e kulturore të këtyre dy vendeve, të cilat ushtrojnë hapur pretendimet e shfrytëzimit të faktorit shqiptarë në shtrirjen e ndikimit në Europë.
Pra, Kosova shihet si zonë e pëlleshme e rekrutimit ekstremist, madje me potencial terrorist në të ardhmen.
Këto janë argumente jozyrtare të cilat qarkullojnë nëpër kuluaret e shteteve të BE-së.
Për fat të keq, nëse u bëjmë një analizë ndryshimeve në qasjen publike kulturore tek kosovarët, qoftë në Kosovë, qoftë në mërgatën në shtetet e BE-së, duhet të konstatojmë se fatkeqësisht u kemi dhënë dhe u japim argumente të bollshme për të dyshuar.
Përpjekja e organizatave të shoqërisë civile dhe aksioni që me iu drejtuar me kërkesë Presidentit Macron, është pozitive. Por, këto organizata, për mendimin tim, së pari ishte dashtë t’u drejtohen z. Haradinaj e posaçërisht z. Kurti, tash Kryeministër i Kosovës, të cilët janë përgjegjësit kryesor për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Natyra e vendimmarrjes në kuadër të BE-së, është konsensuale dhe si e tillë, për çdo vendim kërkohet pajtueshmëri e përgjithshme. Pra Kosova e kishte ofertën në tavolinë për ta marrë liberalizimin në paketë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë dhe, kjo do të kalonte pa asnjë problem dhe qytetarët e Kosovës që atëherë do ta gëzonin të drejtën e lëvizjes së lirë.
Në atë kohë kishte vetëm një kërkesë nga e tërë bota demokratike, madje edhe vetë z. Biden tash President i ShBA -së kishte apeluar që të votohej demarkacioni me Malin e Zi, sepse ishte interes i NATO-s për zgjerim, duke anëtarësuar Malin a Zi në NATO. Dhe në anën tjetër ishte interes i Rusisë për ta penguar ketë.
Çfarë zgjodhën Kosovarët në atë kohë opozitarë në krye me Kurtin. Ta luftojnë ketë ide me të gjitha mjetet, dhe e bënë ketë.
Pra, demarkacioni nuk kaloi dot. Treni për Kosovën shkoj pa ne dhe tani sorollatemi akoma me kërkesa të njëjta.
Ironia e fatit qëndron në faktin se vetë z. Haradinaj, pak kohë me vonë u ulë në karrigen e Kryeministrit dhe e konstatoj se sipas tij paska qenë i mashtruar nga Kurti dhe se po u dashka me e kaluar demarkacionin, të cilin dhe e kaluan në Kuvend, megjithatë efekti ishte zero, sepse treni për Kosovën tashme kishte ikur.
Tani jemi në situatë në të cilën a mbetet të lutemi dhe të jemi kooperues, në mënyrë që të gjejmë përkrahje në ketë drejtim
Kosova duhet të koncentroj të gjitha forcat diplomatike për ta bindur Francën që të marr vendim pozitiv.
Shanset janë të mira, pasi që z. Macron është rizgjedhur President dhe së dyti, pasi që e ka Presidencën e radhës së BE-së
Pra duhet angazhim të gjithmbarshëm, mbarëkombëtar, por duhet edhe ta kapim veten për hunde dhe ta pyesim, kush jemi, kah po synojmë të shkojmë si komb?!
Ky opinion është shkruar veçmas për Kosova.info!
