AKA publikon listën zyrtare të programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027 duke u ofruar maturantëve, studentëve dhe publikut një pasqyrë të qartë mbi programet që plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë në arsimin e lartë.

Sipas AKA-së, publikimi i kësaj liste synon të rrisë transparencën dhe t’u ndihmojë kandidatëve që planifikojnë studimet universitare të verifikojnë statusin e akreditimit të programeve përpara aplikimit. Programet e përfshira në listë janë vlerësuar dhe miratuar në përputhje me standardet e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

AKA u bën thirrje të gjithë të interesuarve që, para se të zgjedhin institucionin dhe programin e studimit, të konsultojnë listën zyrtare të programeve të akredituara.

Lista e plotë e programeve të akredituara mund të gjendet këtu: https://akreditimi.rks-gov.net/…/Tabela-Programet-E.

Go to TOP