Përfundoi intervistimi i gruas së Radoiçiqit, nuk ka deklaratë për media
Ka përfunduar intervistimi i gruas së Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit terrorist serb në Banjskë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi se intervistimi i saj nga hetuesit e Njësitit të Krimeve Ekonomike të Prishtinës, në stacionin e policisë në veri, u bë në prani të avokatit.
As ajo dhe as avokati, nuk kanë pranuar të deklarohen për media.
Milan Radoiçiq ka pranuar se ishte organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Radoiciq, ish nënkryetar i Listës Serbe, është në Listën e zezë të ShBA-së dhe po kërkohet nga Interpoli dhe autoritetet e Kosovës, por jeton i lirë në Serbi.
Prev Post
Pensione sa për “byrek e supë”
