Për rastin Banjska, një person u intervistua dhe më pas u lirua nga Policia

Një person është intervistuar dhe më pas është liruar nga Policia në Mitrovicë lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, për RTKlive e ka bërë të ditur rastin.

Ai ka njoftuar se pas intervistimit personi është liruar. “Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është  intervistuar në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.

Ndryshe dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Aktakuza u ngrit rreth një vit pas sulmit në Banjskë. Aktakuza është ngritur ndaj 45 personave.

Go to TOP