Pejë: Arrestohen 7 persona, dyshohen për shitje dhe kultivim të mbi 100 kilogramëve të drogës
Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj 7 personave për veprat penale “kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, shtatë personat e akuzuar dyshohet se nga maji i viti 2022 deri më 29 shtator 222 kanë kultivuar rreth 100 kilogram marihuanë, kurse ishin duke kultivuar 177 bimë të tjera.
“I pandehuri, G.J., akuzohet se me datë 28 shtator 2022, me qellim të shitjes ka poseduar rreth gjysmë kilogrami kokainë, të ndara në katër qese. Kurse, i pandehuri, Z.M., akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë”.
“Të pandehurit F.D dhe G.Z, akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
