Peci nënshkruan UA-në për subvencionet 2025: Mbi 30,000 fermerë do të përfitojnë

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për implementimin e Programit për Pagesa Direkte/Subvencione për vitin 2025. Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë, duke rritur kapacitetet e mbi 30,000 fermerëve në Kosovë.

“Pas hapave të tjerë administrativë, përfshirë periudhën 7-ditore pas publikimit në Gazetën Zyrtare, do të njoftojmë fermerët për detajet e aplikimit,” deklaroi ministri Peci.

Ky program është një nga mekanizmat kryesorë për përkrahjen e bujqësisë duke siguruar mbështetje financiare për prodhuesit vendorë dhe duke forcuar sektorin agro-ekonomik të vendit. /Kosova.info/


Go to TOP