“Pastrimi” fton klientët të paguajnë faturat e mbeturinave: Borxhet e pa paguara do të procedohen tek Përmbaruesit Privat

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar konsumatorët e shërbimit të mbeturinave për klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që do të bëhet procedimi i borxheve në procedurën përmbarimore përmes Përmbaruesve Privat.

Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të faturës së mbeturinave është deri me 04 qershor 2024.

“Prandaj, bazuar në borxhet e krijuara deri më tani, ju bëjmë thirrje gjithë klientëve që kanë borxhe ndaj kompanisë të shfrytëzojnë afatin kohor si njoftim paralajmërues për kryerje të obligimeve të tyre. Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që Kompania ‘Pastrimi’, ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 24 muaj”, thuhet në njoftim.

Kompania “Pastrimi”, ka ftuar gjithë klientët që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë.

Në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 04 Qershor 2024 do të procedohen tek Përmbaruesit Privat.

Go to TOP