Pasojat nga breshëria e raketave që lëshoi Irani ndaj Izraelit

Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara.

Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. /REL/

Një veturë e mbuluar me dheun që është përhapur nga fuqia e përplasjes së një rakete në Tel Aviv. Fotoja është bërë mëngjesin e 2 tetorit pasi Irani nisi një breshëri raketash mbi Izraelin një ditë më parë.

Një restorant i dëmtuar në Tel Aviv. Rreth 180 raketa, duke përfshirë ato që Irani tha se ishin armë hipersonike, u lëshuan mbi Izraelin në mbrëmjen e 1 tetorit në mes të një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme.
Një restorant i dëmtuar në Tel Aviv.

Rreth 180 raketa, duke përfshirë ato që Irani tha se ishin armë hipersonike, u lëshuan mbi Izraelin në mbrëmjen e 1 tetorit në mes të një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme.
Një burrë fotografon një ndërtesë në Hod HaSharon, afër Tel Avivit, e cila u shkatërrua në sulmin e 1 tetorit.
Një burrë fotografon një ndërtesë në Hod HaSharon, afër Tel Avivit, e cila u shkatërrua në sulmin e 1 tetorit.
Disa burra duke inspektuar një makinë të dëmtuar në Tel Aviv. Shkalla e dëmeve nga sulmet iraniane mbetet e paqartë. Një palestinez dihet se është vrarë nga një copë e raketës, në Bregun Perëndimor të Jerikos. 
Disa burra duke inspektuar një makinë të dëmtuar në Tel Aviv.

Shkalla e dëmeve nga sulmet iraniane mbetet e paqartë. Një palestinez dihet se është vrarë nga një copë e raketës, në Bregun Perëndimor të Jerikos. 
Palestinezët në Ramallah mblidhen rreth një rakete që ra pas sulmit iranian.
Palestinezët në Ramallah mblidhen rreth një rakete që ra pas sulmit iranian.
Ekipet izraelite të urgjencës inspektojnë gropën e krijuar nga përplasja e një rakete iraniane pasi ajo goditi fillimisht ndërtesën e një shkolle në qendër të Izraelit.
Ekipet izraelite të urgjencës inspektojnë gropën e krijuar nga përplasja e një rakete iraniane pasi ajo goditi fillimisht ndërtesën e një shkolle në qendër të Izraelit.
Raketat e hedhura nga Irani mund të shiheshin në qiell nga qyteti verior i Izraelit, Baqa al-Gharbiyye.
Raketat e hedhura nga Irani mund të shiheshin në qiell nga qyteti verior i Izraelit, Baqa al-Gharbiyye.
Izraelitët strehohen në një kanal në përpjekje për t'u mbrojtur nga sulmet e 1 tetorit. Dy baza ajrore izraelite u shënjestruan në sulmet dhe disa raketa ranë pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në Tel Aviv.
Izraelitët strehohen në një kanal në përpjekje për t’u mbrojtur nga sulmet e 1 tetorit.

Dy baza ajrore izraelite u shënjestruan në sulmet dhe disa raketa ranë pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad në Tel Aviv.
Një burrë në Teheran mban një pankartë me mbishkrimin "Ne do ta zhdukim Izraelin" ndërsa turmat në kryeqytetin iranian festonin nisjen e sulmeve me raketa. Izraeli është zotuar se do t'u përgjigjet sulmeve, derisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se “Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”.
Një burrë në Teheran mban një pankartë me mbishkrimin “Ne do ta zhdukim Izraelin” ndërsa turmat në kryeqytetin iranian festonin nisjen e sulmeve me raketa.

Izraeli është zotuar se do t’u përgjigjet sulmeve, derisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se “Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”.
Një grua iraniane mbush makinën e saj me karburant ​​në Teheran mes frikës se një sulm izraelit mund të synojë infrastrukturën e industrisë së naftës të Iranit.
Një grua iraniane mbush makinën e saj me karburant ​​në Teheran mes frikës se një sulm izraelit mund të synojë infrastrukturën e industrisë së naftës të Iranit.
Go to TOP