Pas tragjedisë së para dy ditëve, Komuna e Prishtinës largon e krasit drunjtë e dëmtuar

Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, ku një i ri humbi jetën dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e goditjes nga lisi pas reshjeve dhe erërave të forta, komuna kryeqytetase ka ndërmarrë veprime.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës në ‘Facebook’, ekipet të mërkurën kanë dalë në terren për të identifikuar dhe eliminuar drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

Disa prej drunjëve janë krasitur për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”, thuhet në njoftim.

“Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit. Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët”, vijon më tej njoftimi i Komunës.

Go to TOP