Pas takimit me Putinin, Erdogan nisë një turne në Ballkanin Perëndimor

Recep Taip Erdogan, president i Turqisë do të vizitojë e Ballkanin gjatë muajit të ardhshëm.

Kështu ka njoftuar Mevlut Cavusoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, raporton Anadolu Agency.

“Vizita që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, ka thënë Cavusoglu.

Së fundmi presidenti turk është takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin – Turqia ka qenë ndërmjetësuese e një marrëveshjeje Rusi-Ukrainë për eksportin e grurit.

Por Ankaraja është tejet e kyçur edhe në zhvillimet e rajonit, kjo thuhet vazhdimisht nga komunikatat publike të shtetit turk. 

Go to TOP