‘Paris 2024’ vjen sot me disa sporte joshëse
Hendbolli, basketbolli, atletika, kërcimet në ujë dhe ping-pongu, do ta kenë fjalën kryesore në ditën e 14-të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’, sporte këto që do të transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
‘Paris 2024’ tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe me joshëse.
Dita e 14-të do të nis me finalet e ping-pongut, duele këto që startojnë në orën 12:00.
Ndërkohë, Kërcimet në Ujë fillojnë në orën 15:00, derisa sa në orën 16:30 vjen gjysmëfinalja e hendbollit në konkurrencën e femrave, ku do të ballafaqohen Suedia dhe Franca, kurse, në orën 18:30 luhet gjysmëfinalja e parë e basketbollit në konkurrencën e meshkujve mes Francës dhe Gjermanisë.
Ajka e mbrëmjes do të jenë garat e atletikës që fillojnë në orën 19:30 dhe transmetohen në RTK si dhe sfida në basketboll mes ShBA-së dhe Serbisë, ndeshje që fillon në orën 21:00.