Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjesi mbetet me acar, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-55 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C.
