Parakalon ekipi olimpik i Kosovës

Ekipi olimpik i Kosovës, i përbërë prej rreth 15 personave, ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios.

Gjatë parakalimit, u pa presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke përshëndetur sportistët.

Image

Medalistja e artë olimpike, Malinda Kelmendi dhe Akil Gjakova, ishin bartës të flamurit të Kosovës. Kosova në këto Lojëra, do të prezantohet me 11 sportistë, ku gjashtë prej tyre janë kualifikuar me normë olimpike derisa pesë tjerë kanë udhëtuar me ftesa. Për Kosovën, kjo është hera e dytë që paraqitet në ngjarjen më të madhe shumësportëshe pas debutimit në vitin 2016, ku Kelmendi e fitoi medaljen e artë.

Xhudistja Distria Krasniqi do të jetë sportistja e parë nga Kosova, që do t’i nis garat në Lojërat Olimpike. Ajo të shtunën do të garojë në kategorinë deri në 48 kilogramë. Në xhiron e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytën do të ndeshet me fituesen e meçit ndërmjet Harriet Bonfacet nga Malawi dhe Gabriela Chibanas së Brazilit.

Parakalon ekipi olimpik i Shqipërisë

Ekipi olimpik i Shqipërisë ka parakaluar në ceremoninë e Lojërave Olimpike.

Luiza Gega dhe Briken Çalaj ishin bartës të flamurit shqiptar në këtë ceremoni. Shqipëria në Lojërat Olimpike prezantohet me nëntë sportistë.

Nis prezantimi i ekipeve olimpike

Ka nisur prezantimi i ekipeve olimpike në “Tokio 2020”.

FI pari që parakaloi në ceremoninë hapëse ishte ekipi i Greqisë. Ndërsa, pas Greqisë, radhën e pati ekipi olimpik i refugjatëve dhe pastaj Islanda.

Hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht kanë nisur, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios. Së shpejti, pritet të fillojë edhe defilimi i ekipeve olimpike, që do të përfaqësojnë shtetet e tyre në këtë ngjarje të madhe shumësportëshe.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse, është edhe Kosova që po paraqitet për herën e dytë në Lojërat Olimpike pas debutimit në vitin 2016. Kosova në këtë ngjarje po prezantohet me 11 sportistë, prej të cilëve gjashtë janë me normë olimpike derisa pesë të tjerët me ftesa. Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do ta bartin flamurin e Kosovës në këtë ceremoni.

Ceremonia ka nisur me përformancën e një artisti, ndërsa në stadiumin nacional janë mijëra gazetarë dhe stafë.

Go to TOP