Pamje nga momenti kur forcat paqeruajtëse ukrainase largohen nga Kosova

Forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, janë duke u larguar nga vendi.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihen automjetet e KFOR-it ukrainas duke u larguar nga Kosova, por që ende nuk dihet se sa trupa po largohen.

Kujtojmë se të hënën presidenti i Ukrainës, Zelensky urdhëroi tërheqjen e trupave ukrainase nga të gjitha misionet paqeruajtëse në botë. Arsyeja e këtij vendimi ishte forcimi i ushtrisë ukrainase në mbrapsjen e agresionit rus.

40 trupat ushtarakë ukrainas shërbenin në Kosovë si paqeruajtës në kuadër të misionit të KFOR-it.

Go to TOP