Pamje drithëruese: Babai qan mbi trupin e të birit pas nxjerrjes nga rrënojat
Televizioni amerikan, CNN, ka publikuar një video prekëse, ku një burrë sirian shihet e dëgjohet duke qarë mbi trupin e të birit të tij foshnjë pas nxjerrjes nga rrënojat.
Në video, trupi i foshnjës shihet duke u bartur nga një burrë tjetër, por babai afrohet më pas dhe e mban në duar. Ai dëgjohet duke qarë dhe duke thënë diçka në gjuhën e vet. Ajo që kuptohet, është dhimbja e madhe që babai ndien për humbjen e të birit.
Paralajmërim: Pamjet e mëposhtme janë të ndjeshme. Fëmijët dhe personat e ndjeshëm nuk këshillohen që t’i shikojnë.
Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.
Raportohet se të paktën 1.559 njerëz kanë vdekur e qindra të tjerë janë lënduar në Siri nga një varg tërmetesh me epiqendër në Turqi. Ky numër është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtja Civile Siriane.
Mbrojtja Civile Siriane tha të martën se numri i viktimave ka gjasë që të rritet, sepse qindra njerëz janë ende të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
