Pakënaqësi në VV-në e Mitrovicës, Fatmir Hasani, kandidon si i pavarur

Sot, edhe zyrtarisht Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë e ka zyrtarizuar Agim Bahtirin si kandidat të saj për kryetar të komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Por, ky kandidim i Bahtirit ka ngjallur pakënaqësi në degën e Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Fatmir Hasani, i cili ishte në garë me Agim Bahtirin për tu bërë kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës, tha se nuk arriti që ta mposht Bahtirin për shkak të keqpërdorimeve, shantazheve e falsifikimeve të nënshkrimeve nga ky i fundit.

“Kështu, duke qenë se si anëtar i Vetëvendosjes nga vitit 2011 po ndihem keq nga kjo zgjedhje, kam vendosur të kandidoj si kandidat i pavarur për kryetar të komunes së Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit, për ta shpëtuar qytetin tim nga keqpërdoruesit e sojit të Agim Bahtirit dhe Bedri Hamzës”, ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, ai tha premtoi se do t’i luftojë këto dukur dhe se do ta sjellë ndryshimin në qytetin e Mitrovicës ndërsa bashkëpunimin me Kurtin nuk do ta ndal.

“Natyrisht, unë edhe tash e edhe më pas do të bashkëpunoj ngusht me kryeministrin tone, z. Albin Kurti, për të mirën e qytetarëve në Komunën e Mitrovicës. E mira vonon, por në fund fiton. Na priftë e mbara”, shkroi Hasani,.

Go to TOP