Osmani: Termokos forcon flotën, dy automjete të reja për përmirësimin e shërbimeve në Prishtinë
Kompania publike Termokos ka shtuar dy automjete të reja në flotën e saj duke rritur kapacitetin për ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët e kryeqytetit.
Kryeshefi ekzekutiv i Termokos, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se këto automjete do të përdoren nga Departamenti i Distribuimit, me synimin e përmirësimit të rrjetit të ngrohjes dhe shërbimeve në terren.
“Punët në terren kërkojnë kushte të përshtatshme dhe menaxhmenti po kujdeset që të sigurojë standardet më të larta për ekipet tona. Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e ngrohjes për çdo qytetar të Prishtinës,” ka deklaruar Osmani.
Ky zhvillim vjen si pjesë e angazhimit të Termokos për një Prishtinë më të gjelbër dhe më të ngrohtë duke përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet e saj në funksion të një qyteti modern dhe të qëndrueshëm. /Kosova.info/
