Osmani takon shefin e EULEX-it, temë zbatimi i ligjit në tërë vendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë.

“Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie”, njofton zyra për informim e Presidencës.

Gjithashtu thuhet se presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit. /Kosova.info/


Go to TOP