Osmani takohet me Hetemin: Puna e Institutit për Krime Lufte është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemi.
Osmani ka thënë se hulumtimi i krimeve të kryera gjatël uftës është “tejet me rëndësi për t’u dokumentuar, arkivuar dhe për t’u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë si dhe të ruhet e të jetë në shërbim të brezave të ardhshëm”.
“Sipas Presidentes Osmani, hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte, pra krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e gjenocidit, torturës dhe krimet e tjera, është tejet me rëndësi për t`u dokumentuar, arkivuar dhe për t’u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë, si dhe të ruhet e të jetë në shërbim të brezave të ardhshëm.”
Ajo ka shtuar se puna e institutit është angazhim i rëndësisë historike.
“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, tha Osmani, duke nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet IKKL-së dhe institucioneve lokale e atyre ndërkombëtare.
Hetemi ia ka dorëzuar raportin 1 vjeçar të punës presidentes Osmani.
“Në këtë takim, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi Presidentes Osmani Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç’rast Presidentja ritheksoi përkrahjen e palëkundur të Presidencës për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.