Osmani serbëve të Kosovës: Republika e Kosovës është shtëpia juaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu iu është drejtuar serbëve të Republikës së Kosovës gjatë fjalimit të saj në Paralamentin Evropian.

Ajo u ka thënë se Kosova është një shtëpi për ta, shtëpia e cila mundohet për gjithëpërfshirjen e tyre.

“Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi të ndjeheni të përfshirë”, ka thënë Osmani.

Tutje, Osmani ka folur edhe për bashkëndjenjën e popullit kosovar me atë të Ukrainës. Ajo ka theksuar se Kosova bashkëndjen me ta.

“Njerëzve të Kosovës nuk iu duhet të imagjinojnë dhimbjen dhe vuajtjen e Ukrainës, ne tashmë e kemi jetuar. Nuk kemi pse ta imagjinojmë humbjen e tyre sepse sot e kësaj dite, zemrat tona vuajnë për familjarët dhe miqt nqë humbëm gjatë luftës, shumë prej të cilëve akoma nuk janë gjetur si shkak i zhdukjes me forcë. Nuk kemi pse ta imagjinojë zemërimin e tyre, e ndjejmë edhe ne. Kur populli i Kosovës thotë se qëndrojmë me Ukrainën, ne nuk e themi, ne e ndjejmë me çdo fibër të qenies sonë.”, ka deklaruar ajo.

Osmani është presidentja e parë e Kosovës së pavarur e cila u adresua në Parlamentin Evropian.

Go to TOP