Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Karin Boven

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me rastin e dorëzimit së letrave kredenciale.

Presidentja Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës. Në këtë frymë, Presidentja Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores. 

Presidentja po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike. /Kosova.info/

Go to TOP