Osmani në pritjen e presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë.

“Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ajo gjithashtu ka ndarë fotografi duke u takuar me liderë botërorë gjatë kësaj ngjarjeje. /Kosova.info/


Go to TOP