Osmani me Macronin e Scholzin: Biseduan për mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri

Presidentja Vjosa Osmani e ka konfirmuar se në takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, është biseduar për zgjedhje të reja në komunat e veriut të Kosovës.

“Ne i diskutuam të gjitha, përfshirë edhe mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por natyrisht nëse ka participim”.

“Kërkova mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë për t’u luftuar grupet kriminale në veri, po ashtu i njoftova edhe për zbatimin e një liste të gjatë të marrëveshjeve nga Serbia në kuadër të dialogut, edhe për këto kërkova mbështetje që të zbatohen”, ka thënë Osmani në një intervistë për RTK-në.

Go to TOP