Osmani i bashkohet deklaratës për armëpushim në Gaza

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, atij të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, si dhe atij të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad, të cilët kanë bërë thirrje që të ndalen luftimet në Gaza.

Në një postim në platformën ‘X’, Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se presidentja Osmani ka shkruar se vuajtjet e njerëzve duhet të pafajshëm duhet të ndalen.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, VjosaOsmani, i bashkohet deklaratës më poshtë nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden, president i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, si dhe Amiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad. Vuajtjet e njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen!”, njofton Zyra e Presidencës. /Kosova.info/

Go to TOP