Osmani e uron presidentin e ri të Letonisë, kërkon vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar Edgars Rinkevics për zgjedhjen e tij si president i Letonisë.

Osmani në Twitter ka thënë se e pret me padurim bashkëpunimin me presidentin e ri letonez.

Postimi:

“Mezi pres të punoj me ju për t’u siguruar që ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë si dy vende dhe popuj që kanë luftuar prej kohësh për të njëjtat vlera evropiane”, ka shkruar Osmani.

Go to TOP