Kastrati: Që nga lufta s’ka pasur situatë më serioze

Gjenerali Kadri Kastrati e ka cilësuar mjaft serioze situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se asnjëherë më parë që nga lufta gjendja nuk ka qenë më serioze.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të jenë vigjilente e të punojnë që situata të mos eskalojë edhe më tej.

“Konsideroj që gjendja nuk ka qenë asnjëherë më serioze që nga lufta. Institucionet e Kosovës, qofshin politike apo sigurisë, duhet të jenë vigjilente, shumë të përgatitura dhe duhet të punojnë natë e ditë që të mos vije te një konflikt i brendshëm. Nuk ekziston mundësia që të sulmojë Serbia, por të sulmohen ushtarët e KFOR-it”, ka thënë ai.

Go to TOP