Osmani e uron Kroacinë, vlerëson lidhjet e forta mes popujve tanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kroacisë, ka dërguar urimet dhe vlerësimet më të mira për popullin dhe shtetin kroat, duke nënvizuar rëndësinë e aleancës së qëndrueshme ndërmjet dy vendeve.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për të gjithë miqtë tanë në Kroaci! Ne e vlerësojmë aleancën e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, lidhjet e forta mes popujve tanë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën X. /Kosova.info/
Sretan Dan neovisnosti svim našim prijateljima u Hrvatskoj!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 25, 2024
We value the enduring alliance between Kosovo and Croatia, the strong bonds between our peoples and we are grateful for Croatia's steadfast support for Kosovo's Euro-Atlantic path. 🇽🇰🇭🇷 pic.twitter.com/oajS3e1kLS
