OJQ “Vullneti Rinor” – Shpallje

SHPALLJE

OJQ “Vullneti Rinor”, shpallë konkurs me afat angazhimi për pozitat, Menaxher/e e Projektit, Administrator/e e Projektit dhe Trajner/e për trajnimin e të rinjve në lidhje me realizimin e aktivitetet nga fusha e trashëgimisë kulturore dhe punës ekipore sipas planifikimit të projektit ,, Bashkë bëjmë më shumë …’’.

OJQ ,,Vullneti Rinor”, mbështetur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve / Zyra e Kryeministrit, shpall konkurs për pozitat Menaxher/e për realizimin e Projektit, Administrator/e Asistent/e e projekti dhe Trajner/e për trajnimin e të rinjve në lidhje aktivitetet nga fusha e trashëgimisë kulturore dhe punës ekipore, për realizimin e projektit ,,Bashkë bëjmë më shumë …’’.

Menaxher/e e Projektit

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të beje koordinimin e aktiviteteve të projektit;
  • Të monitoroj mbarëvajtjen e aktiviteteve të projektit;
  • Të ketë përvojë në menaxhimin e projektit;
  • Të jetë i/e gatshëm të ofrojë mbështetje në realizimin e objektivave të projektit
  •  Të jetë kreativ/e, i/e hapur ndaj problemeve, me angazhimin e duhur, zgjidhje konkrete, gatishmëri për zhvillim/avancim personal;
  • Të ketë përvojë në menaxhimin e ekipit dhe sub-kontraktorëve.

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Përparësi Diplomë universiteti në shkencat shoqërore;
  • Përvojë pune në menaxhim e projekteve;
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës Shqipe dhe Angleze (në të shkruar dhe të folur);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi të organizimit të punës me efikasitet dhe të renditjes së punës sipas prioriteteve;
  • Të ketë përvojë pune në ekip;
  • Të jetë fleksibil dhe bashkëpunues;
  • Të zotëroj patentë të kategorisë B.

Koha e angazhimit 3 muaj.
Administrator/e e Projektit

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore;

  • Të ndihmojë në koordinimin e aktiviteteve të projektit;
  • Të monitoroj mbarëvajtjen e aktiviteteve të projektit;
  • Të ketë përvojë në menaxhimin/asistimin e projekteve për klientë privat;
  • Të jetë i/e gatshëm të ofrojë mbështetje në realizimin e objektivave të projektit;
  • Të jetë kreativ/e, i/e hapur ndaj problemeve, me angazhimin e duhur, zgjidhje konkrete, gatishmëri për zhvillim/avancim personal;
  • Të ketë përvojë në asistim me realizimin e projekteve në nivel lokal/rajonal dhe ndërkombëtar;
  • Të pranojë dhe zbatojë kërkesat nga Projekt Menaxheri sipas përshkrimit të punës;
  • Të mbaj kontaktet me sub-kontraktorët dhe përfituesit.

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Preferohet Diplomë e shkollës së mesme të lartë në menaxhim, ekonomik ose gazetari.
  • Përvojë pune minimumi ka përparësi.
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës Shqipe dhe Angleze (në të shkruar dhe të folur).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi të organizimit të punës me efikasitet dhe të renditjes së punës sipas prioriteteve.
  • Të ketë përvojë pune në ekip.
  • Të zotëroj patentë të kategorisë B.
  • Koha e angazhimit 2 muaj.

Trajner për trajnimin e te rinjve në lidhje aktivitetet nga fusha e trashëgimisë kulturore dhe punës ekipore.

 Angazhim në fazat e realizimit të projektit.

Aplikant i/ja për trajner/e duhet ta dërgon CV, ku mund te dëshmoj përvojën si trajner/e nga fushat nga lëmi i kulturës dhe trashëgiminë kulturore.

Si të aplikoni ? 

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë në e-mail: CV të përditësuar.

Aplikim dhe informatat me rendësi mund ti dërgoni në adresën: [email protected].

Afati i fundit për aplikim: 15/08/2023 – Vendi Prishtinë.

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimit.

Go to TOP