KOSTT sh.a – Konkurs publik

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 4, paragrafi 1,2,3,4,5 dhe nenin 5 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik si dhe pikën 9.2 dhe 5.1.1 të Politikës së Rekrutimit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a. shpall:

KONKURS PUBLIK

Për pranimin në punë:

1 (një) Specialist për çështje pronësore juridike

Kushtet e përgjithshme:

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar.

Në tekstin në vijim përdorimi e njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.  

Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.

Numri i kryesve: 1 (një)

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar

Numri referues i pozitës: 1.3.0.2

Detyrat e përgjithshme

Detyra e Specialistit/es për çështje pronësore juridike është të mbështesë Menaxherin e Zyrës Ligjore lidhur me  të gjitha detyrat operative ligjore.

Detyrat specifike:

Specialist/ja për çështje pronësore juridike bashkëpunon me  Menaxherin e Zyrës Ligjore për të gjitha obligimet që rrjedhin në aspektin ligjor si në draftimin e dokumenteve ligjore (kontrata, shkresa për gjykatë, përgatitje të aplikacioneve për leje për ndërtim, etj.), si dhe përfaqësime në seanca gjyqësore.

Detyrat e tij/saj specifike dhe përgjegjësitë janë:

  • Përfaqësimi i KOSTT-in në seanca gjyqësore nё tё gjitha kontestet gjyqësore, sipas autorizimit nga Kryeshefi Ekzekutiv apo Menaxheri i Zyrës Ligjore
  • Përgatitë dhe është përgjegjës për të gjitha parashtresat dhe paditë lidhur me lëndët në të cilat KOSTT është palë
  • Siguron përfaqësimin e duhur dhe në afat në të gjitha seancat
  • Në koordinim me departamentet tjera të KOSTT bënë përgatitjen e dokumentacionit tё nevojshëm për kompensimin e palëve të treta për shpronësim, servitut dhe dëmeve tjera eventuale.
  • Angazhimi në çështjet e pronës sё kompanisë, sigurimi i dokumentacionit për pronësi, aplikimi për leje urbanistike, mjedisore dhe ndërtimore për projektet e reja në proces tё implementimit si dhe organizimi dhe mbajtja e debateve publike.
  • Përcjellja e dokumentacionit dhe aplikimi për tu pajisur me Leje sipas legjislacionit në fuqi për projektet e ndërmarrjes. 
  • Hartimi i parashtresave ligjore apo ndonjë dokument tjetër që kërkohet në lidhje me përfaqësimin ligjor dhe ofron  informacione lidhur me çështjet ligjore.
  • Asiston dhe e mbështetë Menaxherin e Zyrës Ligjore në përshtatshmërinë ligjore dhe raportimi lidhur me konfliktin e ligjeve nё çështjet e ndryshme procedurale.
  • Pjesëmarrja në komisione të ndryshme
  • Mban evidencën dhe regjistron të gjitha shkresat në librat e këtij sektori; përcjell  dhe është përgjegjës për respektimin e afateve ligjore  në përmbushjen e detyrave, Seancat Gjyqësore sipas ftesave, etj.
  • Përgatitja e raporteve për konteste gjyqësore apo raporte tjera të cilat kërkohen nga Menaxheri i Zyrës Ligjore
  • Ruajtja, sistematizimi dhe mirëmbajtja e dokumenteve që i përkasin zyrës ligjore, përkatësisht lëndëve gjyqësore në formë të shtypur dhe  elektronike
  • Koordinimi me stafin për implementimin e projekteve lidhur me ndryshimet ligjore/kërkesat ligjore me ndikim në çështjet e mundshme  

Shqyrtimi i ndryshimeve ligjore

Mbështet Menaxherin e Zyrës Ligjore  në monitorimin e ndryshimeve ligjore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, e posaçërisht:

  • Monitoron dhe analizon ndryshimet ligjore me ndikim nё çështjet e mjedisit dhe njofton menaxherin për implementim tё projekteve.

Të tjera

Kryen punë tjera të cilat kërkohen nga Menaxheri i Zyrës Ligjore që kërkohen për funksionim efektiv të KOSTT-it.

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera të Specialistit për çështje pronësore juridike:

Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Diplomë të Fakultetit Juridik
  • Përvojë pune profesionale 3 vite
  • Njohuri tё thellё të çështjeve ligjore dhe rregullative
  • Njohuri të thellë të legjislacionit për të drejtat pronësore, çështjet mjedisore dhe ndërtimore
  • Njohuri bazë e industrisë publike në nivel lokal dhe global.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze

Kushtet e punës: Puna në Zyre dhe  teren/Gjykata

Vendi/Lokacioni: Selia Qendrore e KOSTT-it

Forma e aplikimit:

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga ueb faqja e KOSTT-it: www.kostt.com

E-mail adresa ku duhet të aplikohet është:  [email protected]

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkursin publik të shpallur në mjetet e informimit publik dhe në web faqen zyrtare të KOSTT-it. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e diplomës së shkollimit dhe dokumenteve që dëshmojnë përvojën e punës profesionale

Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.

Konkursi publik mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik dhe në ueb faqen e KOSTT, nga data 07.10.2022 deri më 21.10.2022 ora 24:00.

Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.

Go to TOP