OEK publikon statistikat tregtare Kosovë-Shqipëri

Oda Ekonomike e Kosovës njofton për publikimin e një infografike të re me të dhëna mbi tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë për periudhën 2015-2024. Kjo përmbledhje vizuale ofron një pasqyrë të qartë mbi trendët dhe zhvillimet kryesore në raportin tregtar mes dy vendeve.

Oda Ekonomike e Kosovës njofton për publikimin e një infografike të re me të dhëna mbi tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë për periudhën 2015-2024.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’ bëhet e ditur se kjo përmbledhje vizuale ofron një pasqyrë të qartë mbi trendet dhe zhvillimet kryesore në raportin tregtar mes dy vendeve.

“Infografika përmban informata rreth bilancit tregtar gjatë periudhës 2015-2024, duke përfshirë një zvogëlim të deficitit tregtar me 14.2% në vitin 2024 krahasuar me 2023, si dhe mbulueshmërinë e importit nga eksporti që arriti në 50.3%. Pjesa tjetër e infografikës tregon zhvillimet e eksportit dhe importit, ku eksportet e Kosovës kanë shënuar një rritje mesatare vjetore prej 13.3%, ndërsa importet janë rritur mesatarisht me 16.4%”, bën të ditur OEK.

Po ashtu, infografika përmban detaje të strukturës së eksportit dhe importit të Kosovës me Shqipërinë për vitin 2024, të klasifikuara sipas seksioneve dhe grupeve të kapitujve. /Kosova.info/


Go to TOP