Zëdhënësi i Qeverisë tregon pse Kurti doli me nxitim nga konferenca: Ai nuk iku
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu , ka thënë se kryeministri Albin Kurti s’ka ikur nga konferenca e sotme për media, por se ka pasur në agjendë takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Sipas Kryeziut, kryeministri nuk iu shmangë me qëllim pyetjeve të gazetarëve, por që ishte me urgjencë udhëtimi drejtë Tiranës për tu takuar me Ramën.
‘Kryeministri nuk ka ikur nga konferenca për media. Gazetarët aty kanë qenë të njoftuar për agjendën e tij. Ai do ta mbajë fjalën hyrëse dhe do të duhej të largohet, duke lënë pasë ministrat e linjës, për të çështjen që po flasim, për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Të gjitha pyetjet që kanë pasur gazetarët, ata janë përgjigjur. S’ka pasur shmangie. Kryeministri e cilësoj si urgjencë për shkak që duhej të udhëtonte për në Tiranë. Sot Kryeministri pas konferencës ka udhëtuar në Tiranë për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama”, ka deklaruar Kryeziu në Kanal 10.
