Një person në Mitrovicë tenton ta vrasë një tjetër me sëpatë

Një person është arrestuar në fshatin Koshtovë në Mitrovicë.

I njëjti ka goditur viktimën mashkull me sëpatë.

Viktima është dërguar në  tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Fsh. Koshtovë, Mitrovicë 31.03.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në  tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP