Një person është vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur pas sulmit me raketa ruse në Zaporizhzhia

Të paktën një person është vrarë në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, pasi një raketë ruse u përplas në një ndërtesë, thanë zyrtarët ukrainas.

Mediat ukrainase shfaqën pamje të apartamenteve të djegura në atë ndërtesë.

Sekretari i Këshillit Bashkiak të Zaporizhzhia, Anatolii Kurtiev, tha se 25 persona gjithashtu u plagosën dhe u dërguan në spital, ku tre prej tyre thuhet se janë në gjendje kritike.

Dy nga të plagosurit ishin fëmijë.

Më herët të mërkurën, një sulm me dron gjatë natës shkatërroi pjesërisht një shkollë të mesme dhe dy konvikte në qytetin Rzhyshchiv, në jug të kryeqytetit ukrainas Kiev, thanë zyrtarët. Nuk ishte e qartë se sa njerëz ndodheshin në konvikte në atë kohë.

Go to TOP