Trump: Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe do të mbetet e hapur
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të hënën se SHBA-ja po rivendos bllokadën e porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit, me efekt të menjëhershëm.
Në një postim në Truth Social, ai ka thënë po ashtu se anijet tregtare do të ngarkohen “me një normë prej 20% për të gjitha ngarkesat e transportuara”, por nuk ka shpjeguar se si do të funksionojë kjo.
“Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe do të mbetet e hapur, me ose pa Iranin. Ne po rivendosim ‘Bllokadën ndaj Iranit’, e quajtur kështu sepse ajo ndalon vetëm anijet ose klientët e Iranit të hyjnë apo të dalin. Të gjitha vendet e tjera do të kenë mundësi të drejta dhe të hapura për të shfrytëzuar Ngushticën. Nga ky moment e tutje, SHBA-ja do të njihet si “Rojtari i Ngushticës së Hormuzit”, megjithatë, në emër të drejtësisë, ajo do të kompensohet, në masën 20% të vlerës së çdo ngarkese të transportuar – për të gjitha kostot e nevojshme, për të garantuar sigurinë në këtë zonë tejet të paqëndrueshme të botës. Procesi dhe organizimi do të fillojnë menjëherë”, ka shkruar ai.
