​Të paktën 27 të vdekur në zjarr në një bar në Bangkok

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që ka përfshirë një lokal nate në Bangkok të Tajlandës.

Sipas mediave tajlandeze, zjarrfikësit janë thirrur në vendngjarje pak pas mesnatës ku edhe gjetën klientë që po përpiqeshin të largoheshin përmes hyrjes kryesore të lokalit, e cila ishte përfshirë nga flakët.

Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, u tha gazetarëve në vendngjarje se 27 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë dërguar në spital.

Ai theksoi se shkaku i zjarrit është ende nën hetim, raporton BBC. 

Lokali ndodhet në Chatuchak dhe është një nga vendet më të njohura të argëtimit dhe restoranteve në atë zone.

Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll brenda rreth 30 minutash, por që sipas pamjeve, pjesë të lokalit janë tërësisht të djegura, me tavanin që ishte shembur pjesërisht.

Go to TOP