Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka marr pjesë në kryerjen e veprës penale Dhuna në familje.

Sipas njoftimit gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, paraburgimi i është caktuar me përputhje me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1. dhe 1.2 pika.1.2.2 dhe 1.2.3. të KPP-së.

“Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit përkatësisht përpos dyshimit se ka kryer veprën penale, në rastin konkret ekziston edhe dyshimi i bazuar  se më lënien e tij në liri, i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të përsëris veprën penale, andaj gjykata vlerësoj se si masë e vetme është paraburgimi, e cila masë do të siguronte praninë e të pandehurit A.Z. në procedurë dhe mos përsëritjen e veprës të njëjtë apo të tjera në raport me të dëmtuarën”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura, kanë të drejte ankese në Gjykatën e Apelit-Kolegji Penal, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc. /Kosova.info/

Go to TOP