Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjakovë

Një grua e moshuar dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjakovë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJËS/Gjakovë, 21.03.2023-13:00. Raportohet se viktima e moshuar  femër kosovare, dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore, në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Go to TOP